“Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i drejtësisë” – Sadushi: Sistemi funksionon me 110 gjyqtarë më pak

1 Minuta Lexim

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha në një konferencë për mediat se problemi themelor i sistemit të drejtësisë është mungesa e gjyqtarëve.

“Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë përballë 417 të parashikuar, çka domethënë sistemi funksionon me 73.6% të kapacitetit të tij. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasush se deri në vitin 2028. Nga shkolla e magjistraturës parashikohet që të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Të merren masa konkrete për korrigjimin e kuotave të pranimit në shkollat e magjistraturës. Në këtë atmosferë presioni strukturor, GJL ka garantuar funksionimin e sistemit përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intënsive. Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë. Një sistem nuk mund të mbështretet në sakrifica indivuduale, pa politika për njerëzit pa investime në kapacitete njerëzore. Qytetari nuk pret justifikime por kërkon fuksionim të drejtë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull