Korea kryeson tregun e automjeteve në Shqipëri

2 Minuta Lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se automjetet e regjistruara gjatë këtij viti vijnë nga disa prej shteteve më të fuqishme prodhuese në botë. Peshën kryesore në treg e mban Republika e Koresë, e cila kryeson me 21.4%, e ndjekur nga Gjermania me 15.6% dhe Italia me 15.4%. Ndërkohë, Kina zë 9.1% të tregut, Zvicra zë 8.4%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8%.

Ky zhvillim dëshmon një treg në rritje, që pasqyron zgjedhjet, nevojat dhe nivelin e zhvillimit të qytetarëve shqiptarë.
Paralelisht me këtë rritje, vihet re një orientim drejt automjeteve miqësore me mjedisin. Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më “green”. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 6 mijë e 187 automjete plotësisht elektrike, duke shënuar një rritje prej 98% krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 44.4% e autoveturave me km 0 të regjistruara në periudhën janar- dhjetor 2025 janë all electric ose 65% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Shtimi i mjeteve elektrike në qarkullim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt uljes së ndotjes, kursimit të energjisë dhe ndërtimit të një sistemi transporti më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më miqësor me mjedisin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull