122 viktima në 9 muaj – Shqipëria, gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se BE

2 Minuta Lexim

Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore. Vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milion banorë, tregues ky ndjeshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian e madje Kosovës

“Policia Rrugore duhet të iki nga pritat rutinë nëpër rrugët kombëtare. Makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë”, thotë Blendi Gonxhja.

Por, a është gati Shqipëria të hedhë këtë hap? Altin Qato shprehet: “Ne kemi shumë akse rrugore kombëtare, por edhe rurale që jo të gjitha i kanë parametrat në nivelin ku ne të heqim punonjësit e policisë totalisht nga këto akse rrugore. Ka disa mangësi dhe të meta që janë burim ose i kthejnë në njolla të zeza siç i quajnë ne”.

Në pjesën më të madhe të rasteve në aksidente përfshihen autovetura, por nuk mungojnë as mjetet e një tonazhi më të madh. Në kushtet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin shumë jetë, duhet punuar me përgatitjen e qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë thonë përfaqësues nga Kryqi i Kuq.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 9-mujorin janar-shtator pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksident rrugor ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull