Nga Irena Beqiraj-
Çdo të enjte mbrëma, nëse ke durim edhe asgjë tjetër më interesante për bërë, në ekranet shqiptare bisedat nuk janë thjesht pa kuptim- qëllimi i tyre është të jetë i pakuptimta.
Por, hërë pas here vendos t’ i shoh, për tu kujtuar se në çfarë lloj vendi jetoj; për të mos harruar se kush supozohet të ketë sukses dhe pse; edhe për tu habitur sesi kultura e kultit të individit i trajton të gjitha sistemet sikur të ishin një identitet, në vend që ti vendosin ato herë pas here në dyshim si struktura.
Mjafton një pult edhe një ekran, edhe të enjten mbrëma, çdokush kupton që politika në këtë vend nuk ka lidhje me idetë aq më pak me të vërtetën, përkundrazi ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me individin dhe marrëdhëniet ndërpersonale , ku rreshtimi tregon besnikëri dhe kritika pabesi.
Të enjteve mbrëma, mediokriteti me përpjekjen e tij kokëfortë, kërkon të na imponohet për ta pranuar si normal faktin që partitë politike nuk mund të jenë asasi organizata ku debatohet por, thjesht një formë komploti për të marrë pushtetin.
Ky konstrukt shfaqet së pari në gjuhë. Besnikëria kërkohet, dhe pasojat për thyerjen e saj janë të menjëhershme dhe publike.
Ajo është e vetmja monedhë e vërtetë, ndaj mbrojtja dhe fuqia rrjedhin përmes besnikërisë edhe jo përmes meritës.
Në ekranin kësaj të enjteje mbrëma, deputetët e rinj edhe analistët e vjetër, u përpoqën të shmangin vëmendjen nga çështja thelbësore “organizimi diktatorial partiak ” duke e drejtuar atë tek qëllimet individuale, tek karakteri , personaliteti e shkuara e tashmja e individit .
Ky model fenomeno logjik i analizës i cili fillon me fjali të tipit – “Oh , Ben Blushin të gjithë e njihnin …. Ditmirin po ashtu ! Të lutem mos më fol për Mamicën e Skënderbeut” me dashje apo pa dashje gjithmonë arrin në të njëjtin konkluzion “vetëm lideri që ngrihet në mëngjes e bie në gjumë në darkë duke falenderuar partinë ( siç tha një deputete dje) ” është i duhuri për t’u përkrahur edhe mbështetur .
Më modelin e analizës së të enjtes mbrëma , e cila bëhet pastaj mënyrë arsyetimi popullore , lista e përgatitur e armiqve nuk është vetëm një listë emrash , por është një listë historish, interesash , lidhjesh, vesesh, ankesash, dyshimesh . Me anë të kësaj metode analize jo vetëm kontrollohet korniza e argumentit por nuk lejohet që askush të merret me problemin bazë edhe vdekjeprurës për demokracinë :
“Ne jetojmë në një kulturë ku e vërteta bëhet dytësore besnikëria parësore edhe në kultura të tilla pushteti nuk mbahet përmes transparencës ose llogaridhënies, por përmes presionit, frikësimit dhe kontrollit të rrëfimit”
E pra, nuk duhet të kishte pikë rëndësie nëse ky problem i vërtetë edhe me pasoja për të gjithë artikulohet si rrjedhojë e inatit të Elisës , pakënaqësisë së Ditmirit , mbrojtjes së Ahmetajt apo interesave të Blushit . Kjo pikënisje është e rëndësishme vetëm për ata që nuk duan të ndryshojnë status quo-në , por që janë në kërkim të dëshpëruar të një tjetër diktatori , dhe në këto kushte ky që kemi u rezulton gjithmonë më i mirë .
Sot ka rendësi të heqim e ta flakim kostumin madhështor edhe tragjik të moralit të remë, I cili na qepet çdo të enjte mbrëma , për ti hapur rrugë ndryshimit.

