Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit të hënën në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GJKKO, lidhur me dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Jashtë ambienteve të SPAK, Berisha është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike, me të cilët ka shtrënguar duart dhe është përshëndetur.
Në një deklaratë për mediat para SPAK, Berisha ku etiketoi ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

