Meta në seancë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale. Nxiret nga salla Haxhinasto

3 Minuta Lexim

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel ndaj Ilir Metës, ku kamerat janë lejuar në sallën e gjyqit si herën e parë vetëm për 5 minuta.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Meta deklaroi se përgjegjësia është individuale dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprime të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka kryer shpenzime të pajustifikuara sa i përket pasurisë së tij.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar, unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre”, ka deklaruar Meta në sallën e gjyqit.

Gjate kesaj seance në sallën e gjyqit, Ilir Meta shfaqet në formë dhe i buzëqeshur. Nefillim te seances, ka përshëndetur të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës.

Në momentin kur gjyqtarja largoi kamerat nga salla, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, e kundërshtoi këtë vendim pasi kërkoi që seanca të transmetohej live. Gjyqtarja Etleva Deda u shpreh se nuk mund të bëhet miting në sallë dhe kërkoi qetësi.

Ndërkohë është nxjerrë nga salla e gjyqit Edmond Haxhinasto me kërkesë të SPAK pasi ka dhënë dëshmi në fazën e hetimeve paraprake.

Debatet e plota

Avokati Cakrani: Lejoni të jepet live.

Gjyqtarja Etleva Deda: Miting nuk bëhet në sallë.

Ilir Meta: Mos u lodh avokat për atë gjë, merr 10 mijë euro.

Gjyqtarja Etleva Deda: Nuk marrim aq.

Monika Kryemadhi: Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim duhet të jetë i hapur që shqiptarët të shohin provat. Në Amerikë edhe vrasësi serial ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Më duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.

GJKKO: Parimi i publicitetit të seancës nuk do të thotë transmetim i drejtpërdrejt.

GJKKO: Transmetimi live cenon privatësinë e dëshmitarëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull