Tufëzimi i turizmit

1 Minuta Lexim

Nga Dashnor Kokonozi-


Kur sheh të tilla pamje ti nis e dyshon se ke hyrë në Shqipëri.

Aty, çdo regjim lë shenja të shëmtuara e të dhimbshme kafshimesh.

Pas bunkerve, është aplikimi i një politike turistike turke tipike e viteve ’60 – ’70.
Por edhe turqit e kanë tejkaluar me kohë këtë lloj tufëzimi në fushën e turizmit.

Kur sheh se ata që e kanë bërë këtë masakër mjedisore mburren dhe e përdorin si argument për të qendruar ende në pushtet, atëhere ti nuk dyshon më, ti je i bindur se vërtet ke hyrë në Shqipëri!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull