Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është goditur ditën e sotme me qershi nga Partia Socialdemokrate.
Kryeministri Kurti është goditur teksa po hynte në objektin e Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat me Serbinë.
“Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm” – ka shkruar Natyra Kuçi nga kjo parti.
PSD sot ka realizuar një aksion para Qeverisë (te ish objekti i Rilindjes) pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për targat.
“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.