Dita e protestave me te dhunshme dhe me masive, ka qene e sotmja ne kryeqytet. Tubimi fillimisht nisi i qete dhe rreth ores 14.00 masiviteti spikati kur ne fillim ne Rrugen e Durresit, prane ministrise se Arsimit u grumbulluan qindra studente, qytetare dhe te rinj te ndryshem. Madje me ata u bashkuan edhe mbeshtetes te opozites te cilet ne mesdite organizuan protesten e tyre te cilesuar kombetare para selise se kryeministrise. Forcat e policise ishin vendosur me heret ne rrugicat ndane ministrise, nderkohe qe kishin vendosur me heret automjetet ujehedhes dhe mjetet e tjera mbrojtese.
Pas ores 15.00 protestuesit kishin nisur grumbullimin e tyre maksimal pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”. Mes tyre dhe forcave te policise nisen episode te shumta dhe te egra perplasjesh. Disa dhjetra mjete policie ishin vendosur perreth kryeministrise dhe forca te shumta policore te paisur me mjete te shumta ne menyre te herepashershme goditen me mjetet ujehedhese, me tymuese dhe arme me plumba gome mbi protestuesit me aktive dhe qe parreshtur ne grupe te ndryshme i kunderpergjigjeshin policise me goditje guresh. Disa dhjetra dhe qindra te rinj per me shume se shtate ore jane perballur ne perleshje ujehedhese dhe gjuajtje me grue ndaj trupave te policise. Disa dhjetra metra bulevard jane demtuar per shkak se guret e nxjerra nga kalldremi jane perdorur si mjete kunderpergjigjeje ndaj forcave policore dhe mjeteve te blinduara. Per kete arsye shume objekte jane demtuar, infrastruktura sinjalistike eshte shkaterruar dhe ne disa akse te rrugeve ka pasur edhe sulme mbi objekte te ndryshme si filiale bankare, prane rruges se Elbasanit, si dhe demtime ne biznese ne disa rruge deri tek Komuna e Parisit.
Sipas njoftimeve zyrtare mbi 13 persona kane pesuar demtime dhe goditje me pasoja, nnte prej te cileve jane paraqitur per ndihme mjekesore ne Urgjencen e Spitalit Qendror te Tiranes. Mes tyre edhe dy gazetare jane goditur me mjetet ujehedhese dhe me piper, njeri prej te cileve Klevin Muka ka pasur djegie dhe dhimbje te konsiderueshme ne trup. Nderkohe qe sipas reagimit te UGSH,-Unionit te Gazetareve Shqiptare dy gazetare te tjere Ardit Hoxha i Euronews Albania, Freard Rista i Piranjat, Glidona Daci dhe operatori i Klan News jane sulmuar nga forca te policise me sprite dhe mjetet piroteknike si dhe ujin me piper te hedhur nga automjetet e forces se madhe.
Episodet e pazakonta te perballjes shume oreshe duket se kane rreshtur rreth ores 21:15, kur protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur.
Ne mbyllje te mbremjes, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.
Policia ka shoqëruar disa protestues, ndërsa 13 persona të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Rasti me trondites i plagosjes mbetet ai i nje te riu i cili lënduar në sy i’u nënshtrua ekzaminimeve dhe nje nderhyrjeje kirurgjikale , por nuk ka rrezik për jetën. Nderkohe qe deri ne oren 23.20, në Spitalin e Traumës ndodhen 4 të lënduar. Në spitalin “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët tashmë janë larguar. Ndërsa në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së trajtimit.

