9 mln euro pasuri/ Çfarë iu sekuestrua organizatës kriminale Çopja-Çela! Nga resorti luksoz Ajman Park, Solis Farm te vila me vlerë 1 mln euro në Dhërmi

4 Minuta Lexim

Pasuri me vlerë rreth 9 milionë euro janë vendosur nën sekuestro në kuadër të dosjes së trafikut ndërkombëtar të kokainës, që lidhet me organizatën kriminale të drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela.

Mes pasurive të sekuestruara janë resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj, një vilë në Dhërmi, agroturizmi “Solis Farm” në Baldushk, si dhe 25 automjete.

Franc Çopjas i janë sekuestruar 100% e kuotave të kompanisë “Check Company”, si dhe 25 automjete në pronësi të saj. Sipas vlerësimit, automjetet kapin vlerën e rreth 70 milionë lekëve.

Ndërkohë, Fadil Ballës i është vendosur nën sekuestro resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj të Durrësit, ku sipas ekspertimit janë investuar rreth 463 milionë lekë. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihet edhe një vilë dykatëshe në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi, me vlerë tregu 1 milion euro.

Albin Çelës i janë sekuestruar gjashtë prona në Sharrë të Tiranës, mes të cilave një pronë ku janë ndërtuar kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare. Nën sekuestro është vendosur gjithashtu edhe një vilë e porositur pranë kompanisë “NG Structures”.

Për Riza Çelën është sekuestruar një arë me sipërfaqe 5.900 metra katrorë. Sipas ekspertimit, Albin dhe Riza Çela kanë investuar mbi 50 milionë lekë për blerjen e tokave, ndërsa ndërtimi i katër objekteve mbi to ka kushtuar më shumë se 1,2 milionë euro.

Në kuadër të hetimeve është vendosur nën sekuestro edhe e gjithë kuota e agroturizmit “Solis Farm” në Mumajes të Baldushkut, dy prona, si dhe godina e restorantit së bashku me pajisjet dhe orenditë.

SPAK njoftoi se janë sekuestruar gjithashtu 130 mijë euro cash, automjete të tjera dhe sende me vlerë.

Çfarë u sekuestrua?

“Solis Farm”
-100% e kuotave të shoqërisë.
-Pasuria e paluajtshme nr. 128/8 në Mumajes, Baldushk.
-Pasuria e paluajtshme nr. 121/8 në Mumajes, Baldushk.
-Godina e restorantit me ambientet e brendshme e të jashtme, sendet, pajisjet dhe orenditë

Albin Çela dhe bashkëpronarëtl

-Pasuria nr. 348/37 në Sharrë, Tiranë, me kapanone industriale dhe ndërtesa tregtare.
-Pasuria nr. 348/38 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/47 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/29 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 348/43 në Sharrë, Tiranë.
-Pasuria nr. 349/45 në Sharrë, Tiranë, në bashkëpronësi me A. Ç.
-Një vilë e porositur te “NG Structures”, për të cilën është faturuar parapagimi
-Interesat ekonomike në shoqërinë “Giam Konstruksion” në Agonas, Kavajë, përfshirë kuotat dhe aksionet.

Fadil Balla

-Resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, me hotele, restorant, godina shërbimi dhe ambiente tregtare, si dhe interesat e lidhura me shoqërinë “AMR”. 463.126.800 lekë investimi në resort.
-Vilë dykatëshe me parcelë në kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi. 1 mln euro vlera e tregut.

Riza Çela

Arë me sipërfaqe 5.900 m², pasuria nr. 348/14. Albin dhe Riza Çela investuan mbi 50 mln lekë për blerjen e tokave, ndërsa ndërtimi i katër objekteve mbi to kushtoi mbi 1,2 mln euro.

Franc Çopja

-100% e kuotave të shoqërisë “Check Company”, me seli në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
-25 automjete në pronësi të shoqërisë, vlera rreth 70 mln euro

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull