Miliarderi shqiptar Samir Mane ka njoftuar permes rrjeteve sociale blerjen e fundit disa dhjetra miliona euro ne Gjermani. Behet fjale per nje godine simbol ne Mynih e cila njihet si nje nder godinat qe gjendet me prane stacionit te trenave dhe me e ngarkuara ne krejt Europen. Ne njoftimin e vet, Mane shkruan:
Lajm emocionues për @TAG!
Kemi blerë ish Hertie-Haus, një ndërtesë ikonike 26,000 m2 në zemër të Mynihut, fare pranë München Hauptbahnhof, një nga stacionet më të ngarkuara të trenave në Evropë.
Plani ynë është të rinovojmë plotësisht pronën dhe ta rikthejmë atë në jetë, duke ruajtur karakterin historik që e bën atë kaq të veçantë. Vizioni ynë është të krijojmë ndërtesën më të mirë historike të klasit A në botë.
Mynihu është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të Gjermanisë dhe shtëpia e më shumë kompanive DAX se çdo qytet tjetër gjerman. Është një vend ku historia e pasur takon një komunitet të lulëzuar sipërmarrësish novatorë, dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e kapitullit të saj të ardhshëm.
Mezi po pres edhe shumë vizita të tjera në këtë qytet të mrekullueshëm. Tani më në fund kam justifikimin perfekt për Oktoberfest!

