Rama kerkese ne Asamble te PS per perjashtimin e Spiropalit.Tani PS nje parti perjashtimesh!

3 Minuta Lexim

“Demonet” brenda PS-se jane shfaqur. Ka mjaftuar hapja e mbledhjes se Asamblese se thirrur nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama qe permes disa imazheve dhe sekuencave te pragfillimit te verrehet se si jane fytyrat e protagonisteve ne perplasje brenda PS. E vetmja qe ka fshehur duart per te mos u bashkeperfshire ne duatrokitjet e hyrjes se kryetarit ne salle, ka qene Brelinda Balluku.Fytyra e saj e vrenjtur dhe e mbushur me shprehjen e pakenaqesise dhe mbushjes me duf ka qene spikatese ne salle.  Por mesa duket ajo nuk eshte personazh per mbledhjen e sotme socialiste.

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblese së sotme të PS-së, ka paraqitur një kërkesë të veçantë, atë të përjashtimit të ish-kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali. Madje ka kerkuar votimin e kerkeses dhe propozimit te vet per kete vendim. Komentet e para kundershtuese i ka bere i njohuri per t’u shfaqur sa here anija socialiste merr uje, Fatmir Xhafa. I cili ka kerkuar maturi dhe diskutim te pergjegjshem per vendime te tilla.

Sidoqofte, propozimi i kryetarit Rama mesa duket do te behet realitet. Por si ndikon te situata brenda Partisë Socialiste, largimi i Spiropalit?

A ndryshojnë numrat në Kuvend apo largimi i një individi nuk krijon asnjë disnivel në fortesën e socialistëve?

Kujtojmë që PS fitoi 83 mandate në vitin 2025, mirëpo disa muaj më parë një tjetër largim u regjistrua në atë kohë në radhët e socialistëve. Bëhet fjalë për Marjana Koçekun, deputeten e Malësisë së Madhe që zgjodhi të jetë e pavarur.

Me supozimin se kërkesa e Ramës realizohet dhe Spiropali largohet, atëherë llogaritë matematikore janë të qarta.

Numri i socialistëve do të zbriste ndjeshëm në 81, duke prishur numrin ideal prej 84 mandatesh, gjë që do të sillte uljen e mbajtjes së kontrollit të shumicës së cilësuar.

Dhe kjo e dërgon automatikisht Ramën dhe PS-në në kërkim të shtigjeve të reja dhe aleancave të dobishme siç do të ishte ajo me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Rama pa shumicën nuk kalon dot çdo ligj, projektligj në Parlament, andaj duhet të mendohet dy herë nëse dëshiron vërtetë largimin e ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Matane ketij subjekti te ri perjashtimi ne PS, i cili natyrshem duket se mjafton si prove per ta cilesuar kete parti te perjashtimeve, dukshem eshte hyre ne kapitullin kritik te autoritetit te kryetarit ne raport me oponentet dhe kundershtaret e pakthyeshem brenda PS-se.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull