Nga Erisa Mucaj-
I mbështetur me dashamirësi nga bashkia e Malësisë së Madhe, projekti teatror “Çdo Fëmijë Mund”, do të shtrihet për tre ditë në shkollat 9- vjeçare të kësaj bashkie. Sot u zhvillan tre shfaqje të premierës “Çapaçuli në botën e lodrave”. E para u zhvillua në shkollën “Nike Menasaj” në Tamarë. Shfaqja e dytë u zhvillua në shkollën “Dedë Gjon Luli” në Hot dhe shfaqja e tretë u zhvillua në shkollën “Prekë Gjoni” në Bajzë Qëllimi është ta bëjë teatrin më të arritshëm për fëmijët që mund të mos kenë përjetuar kurrë një shfaqje live për shkak të pengesave financiare ose vendit ku jetojnë. Fëmijët duke ndjekur shfaqjet do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të hartuara për të zhvilluar aftësi krijuese, për të ndërtuar vetëbesim dhe për të prezantuar rrugë të mundshme angazhimi brenda shfaqjeve. Njoftimi është veçanërisht i rëndësishëm për Skenën e Fëmijëve të Teatrit Shëtitës “Çajupi”, i cili tashmë ofron një program të gjerë arti, edukimi dhe komuniteti në të gjithë vëndin, duke arritur midis 10,000 dhe 12,000 njerëz çdo vit. Partneriteti i ri pritet ta forcojë dhe zgjerojë këtë punë, duke u dhënë më shumë fëmijëve mundësinë të përjetojnë performanca live, të eksplorojnë kreativitetin e tyre dhe të mësojnë rreth angazhimeve krijuese. Artet dhe kultura japin mundësinë për të jetuar një jetë më të pasur dhe më të gjerë dhe kjo mundësi duhet t’i jepet çdo fëmije. Përjetimi i gëzimit të teatrit nuk duhet të kufizohet vetëm tek ata që mund ta përballojnë ose që kanë lindur në kodin postar të duhur.”

