Protokolli ndershteteror i 28 Nentorit sherbim edukues per brezat e rinj

2 Minuta Lexim
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 60
Ka disa kohë që vërej se sjelljet dhe sidomos serioziteti protokollar shtetëror i Kosovës, ofron një kontrast të bukur me këtë të Shqipërisë shtetërore.
Prania e Presidentes dhe e Kryeministrit të Kosovës përkrah titullarëve të lartë të Republikës së Shqipërisë në 28 Nëntorin e këtij viti të krijon asosacionin e plotë të pasjes së një date dhe dite të plotë kombëtare në krejt hapësirën tonë.
Ky imazh është më shumë se PR, më shumë se marketing shtetëror, më shumë se imponim për respekt dhe nderim historie, por për ndërgjegjen e shtetarëve dhe krejt institucionet e pabëra partiake të hapësirës sonë, është ditë dhe datë edukimi kombëtar.
Kjo datë është vendosur në epiqendër të kalendarit kombiar shqiptar.
Tashmë shumë gjenerata të popullit dhe të shoqërive shqiptare e kanë konfirmuar peshën historike, kuptimore e kumtimtare të kësaj date.
Pasurimi, rigoroziteti dhe sidomos serioziteti i akteve dhe i paraqitjeve ndërinstitucionale, i sjelljeve protokollare ndërshtetërore, ndër të tjera, përbën edhe shërbim edukativ.
Ky është shërbim ndaj ushqimit me krenari kombëtare për fëmijët, me besim se jemi dhe duhet të trashëgojmë respektin dhe nderimin për historinë dhe trashëgiminë tonë gjithëkombëtare historike.
Këtë shërbesë nuk mund ta përdorë askush as për kredo ditore politike dhe as për protagonizma diversiguese që tek e fundit, dasojnë shqiptarët dhe kalçifikojnë politizimet dhe indoktrinimet partiake.
Mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo datë e 28 nëntorëve, është ditë e papengueshme dhe e pakufizueshme as nga fuqitë, as nga gjeopolitika dhe sidomos, as nga fqinjët e aq më tepër interesat e nacionalizmit të sëmurë ballkanas.
Le ta shëndoshim brendinë, simbolikën kuptimore dhe sidomos ritualitetin e mbuluar me flamurin tonë kombëtar!
Tek e fundit, ky ritualitet dhe sidomos ky simbol, tek dy republikat dhe më tepër, i mbulon në këtë ditë aq natyralisht sa edhe gjuha jonë shqipe në gjithë përdoruesit e saj!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull