Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë Rishi Sunak.
Burimet bëjnë me dije se kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak. Tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli. Një shqetësim ky i kohëve të fundit për kabinetin qeverisës të Rishi Sinak.
Ndërkohë një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.
Pritet të mësohet se cilat do të jenë kërkesat e kryeministrit të Anglisë, në një kohë kur Shqipëria në kohë rekord ka plotësuar të gjitha kërkesat e palës britanike.