Një projekt europian për marketingun digjital, me fokus të rinjtë

2 Minuta Lexim

Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom po zbaton projektin “YouCOME”, i cili synon të gjenerojë dhe ofrojë njohuri për qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale me fokus te të rinjtë. Ata do të pajisen me njohuri për marketingun digjital ‘8P’ dhe aplikimin e tij në mediat sociale, duke u fokusuar edhe në rritjen e presionit ndaj autoriteteve publike dhe sektorit të biznesit për të zbatuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përmes përdorimit të mjetit më efektiv të promovimit, smartfonëve.

Në kuadër të projektit u zhvillua aktiviteti i parë për përhapjen e informacionit tek të rinjtë. Ky aktivitet u realuzua me sukses, ku pjesëmarrës ishin 60 të rinj. Ata u informuan mbi projektin dhe për hapin tjetër, i cili është trajnimi i tyre katër ditor mbi tetë tema,të cilat janë shumë interesante dhe i ndihmojnë të rinjtë në formimin e tyre.

Studentët shfaqën interes duke qenë që gjate këtij aktiviteti u be dhe një simulim i trajnimit që do të zhvillohet në datat 15/15/21/22 dhjetor 2022, që do të pasohet edhe nga dy trajnime të tjera katër ditore.

 Projekti YouCOME po zbatohet falë mbështetjes financiare nga programi Erasmus+. Erasmus+ është programi i BE-së për të mbështetur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull