VIDEO/ Shembet me eksploziv “Prestige Resort”, reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike!

2 Minuta Lexim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi ditën e sotme  me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, godinën 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të botuesit të News 24 Irfan Hysenbelliu.

IKMT thotë se vendimi për shembjen e këtij resorti erdhi pasi ishte pa leje, teksa një fakt i tillë është mohuar nga pronarët.

Sakaq, Hysenbenlliu në një lidhje telefonike me News 24 deklaroi se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale.“Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu.

Kjo që bëri sot, nuk më demoralizon. Unë kam provuar edhe ’97 që humba të gjithë importin. Sot me këtë veprim që ka bërë kryeministri i vendit tim tregon si kërkon ta zhvillojë këtë vend. Arkitektët shqiptarë i ka nxjerrë jashtë loje. Ka neveri prej tyre. I dinë shumë mirë veprimet e tij.

Të gjithë shqiptarët i dinë. Emigrimi është pa masë. Po shkojnë në Angli. Fëmijët e shumë nënave thonë më mirë atje në burg se në vendin tonë.  Fëmijët e mi erdhën këtu. Kanë marrë një vendim që duan të investojnë bashkë me mua.

Unë fëmijëve të mi u them të ikin nga ku vend dje të investojnë në vend të tjera. Nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, qoftë edhe kryeministrat e mëparshëm. Mund të kenë bërë veprimet e tyre por çonin letra përpara”, deklaroi Hysenbelliu.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull