Reali i Madridit transferon talentin e shumëkërkuar brazilian

1 Minuta Lexim

16-vjeçari brazilian, Endrik, mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Realit të Madridit.

Siç bëjnë me dije mediat, çdo gjë është mbyllur me sukses për shumën e 60 milionë eurove, të cilat do të shkojnë në arkat e Palmeirasit.

Gjithsaesi ai do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën braziliane edhe për një vit tjetër, ndërsa në verën e 2024 do të bashkohet me “Galaktikët” në Spanjë.

Endrik ishte në orbitën e shumë klubeve të mëdha në Europë, me Realin e Madridit që arriti të dilte fitues.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull