Laburistët janë zotuar se do të prezantojnë një proces të menjëhershëm të ndjekjes së shpejtë për pretendimet qartazi të pabaza të azilit.
Kjo, për të pastruar ngarkesën e mbetur dhe për të reduktuar shpenzimet “e papërshtatshme” për akomodimin në hotel për migrantët.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Times”.
Partia britanike citoi shifrat e Ministrisë së Brendshme që tregojnë se gjatë vitit të kaluar më pak se 1 për qind e 7 mijë kërkesave për azil nga shqiptarët, ishin përpunuar.
Vetëm 50 prej tyre kanë marrë një vendim, shumë prej të cilëve nuk mund të deportohen dhe janë lënë “të qëndrojnë në hotele me shpenzimet e taksapaguesve britanikë”.
Më shumë se 12 mijë nga 44 mijë emigrantë që kanë kaluar Kanalin këtë vit, kanë qenë shqiptarë, gjë që ka çuar numrin e kërkesave për azil në pothuajse 150 mijë, niveli më i lartë në dy dekada.
Laburistët thanë se do të përshpejtonin kërkesat brenda javësh, duke kopjuar skema të ngjashme të prezantuara në Suedi, Zvicër dhe Gjermani, sipas të cilave “rastet dukshëm të pabazuara” trajtohen shpejt, sipas rekomandimeve të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Rishi Sunak dhe Suella Braverman po shqyrtojnë prezantimin e përpunimit të shpejtë të kërkesave për azil nga vendet “të sigurta”.
Kjo, si pjesë e legjislacionit të ri të planifikuar për vitin e ri për të rregulluar sistemin “të prishur” të azilit.