Si të kontrolloni nëse postimet tuaja në Instagram janë të fshehura?

2 Minuta Lexim

Instagram ka lansuar një mjet të ri për t’ju bërë të ditur nëse postimet tuaja nuk lejohen të rekomandohen për përdoruesit e tjerë.

Në Instagram nuk e përdorin atë term. Ata thonë se një mjet i ri do t’i njoftojë përdoruesit nëse ka kufizime në llogaritë e tyre për shkak se ata kanë thyer disa rregulla specifike, shkruan BBC.

Adam Mosseri, kreu i Instagram, bëri të ditur se ky vendim erdhi si shkak “transparence”.

“Ndonjëherë llogaria juaj mund të përfundojë në një gjendje ku nuk kualifikohet që fotot dhe videot tuaja të shfaqen në rekomandimet [tona]”, tha ai.

“Nëse keni postuar gjëra që shkelin udhëzimet tona të “rekomandueshmërisë” ose udhëzimet e rekomandimeve… ju mund të përfundoni në një gjendje ku përmbajtja juaj nuk do të rekomandohet”, shpjegon Mosseri.

Përdoruesit e Instagram do të mund të jenë në gjendje që t’i editojnë ose fshijnë postimet të cilat i kanë shkelur rregullat e platformës.

Ata gjithashtu mund edhe të apelojnë vendimet ndaj Instagramit në rast se ata mendojnë se ndonjë postim është shënuar si shkelje gabimisht.

Njerëzit mund të kontrollojnë statusin e llogarisë së tyre në aplikacionin Instagram duke zgjedhur profilin e tyre, duke hapur menunë dhe më pas duke zgjedhur: settings, llogarinë dhe statusin e llogarisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull