“A të thonë gjë prindërit?” – Moderatorja shqiptare flet për shfaqjet e “papërshtatshme”: Babi e kupton artin…

1 Minuta Lexim

Megi Pojani është një nga vajzat më të përfolura në rrjet, për shkak të shfaqjeve të saj erotike.

Ajo jo vetëm poston foto e video erotike në rrjetet sociale, por së fundmi është bërë pjesë e  “Dancing With The Stars”, ku ka provokuar herë duke u shfaqur pothuajse nudo e herë duke shkëmbyer puthje në buzë me balerinat e shfaqjes.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi u pyet se çfarë mendojnë prindërit e saj.

Megi tha se babai i saj “e kupton artin”:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…

Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull