Vrasja për borxhin 1 milion lekë në Tiranë, si i shpëtoi arrestimit Besmir Karaj

2 Minuta Lexim

Besmir Karaj personi që shihni në foto, i shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Menduh Kurtdedës, rezulton të ketë qenë në Shqipëri vetëm dy javë më parë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Tv Klan se 34-vjeçari ka hyrë në territorin shqiptar në fund të nëntorit dhe ka qëndruar disa ditë për t’u larguar sërish në Itali, ku jeton prej rreth 2 vitesh.

Por arrestimi i tij në atë kohë ka qenë i pamundur, pasi policia nuk kishte ende prova të forta të implikimit te tij.

Vetëm pasi është larguar nga Shqipëria, bashkëpunëtori i tij, Gazmend Ngota, e ka pranuar krimin përpara hetuesve, duke implikuar drejtpërdrejt Karajn.

Pas dëshmisë së Ngotës policia arrestoi nënën e Besmir Karajt, Marjetën, si personin që dyshohet se kishte urdhëruar marrjen peng, vrasjen dhe djegien e Menduh Kurtdedës, pasi ia nuk po i kthente një borxh prej 10 mijë eurosh.

Kurtdeda i fshihej Marjeta Karajt dhe të birit, por ata e gjetën në zonën e Xhamllikut dhe pasi e morën forcërisht në makinë e çuan në pyllin e fshatit Kodër Shupal në Tiranë, e lidhën me zinxhirë pas një peme dhe e dogjën të gjallë.

Për kapjen e Karajt, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me partnerët italianë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull