Që prej orës 8 të mëngjesit drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu ka thirrur në mbledhje të gjithë shefat e komisariateve.
Kjo është mbledhja e dytë që Veliu organizon me drejtuesit e komisariateve në harkun kohor të 1 muaji.
Mbledhja vjen pas ndryshimeve të bëra në 9 drejtori në të gjithë vendin.
Pas ndryshimeve të bëra në drejtoritë vendore të policisë, kryepolici Veliu pritet të bëjë një ristrukturim dhe te komisariateve apo zëvendës drejtorëve në qarqe.