E pazakontë, një foshnje qan pas 50 vitesh në ishullin grek

1 Minuta Lexim

E pazakontë për ta, por pas 5 dekadash, banorët e ishullit grek Halki kanë dëgjuar për herë të parë të qarat e një të porsalinduri.

Helikopteri nuk mbërriti në kohë, në mënyrë që gruaja shtatzënë të transportohej në qytetin më të afërt dhe kështu foshnja lindi në ishullin e largët.

Kjo foshnje solli shumë gëzim, por risolli në vëmendje një problem mjaft të madh për ishullin e largët, mungesa e një infrastrukture të nevojshme për gratë shtatzëna dhe mungesa e mjekëve të specializuar.

Kështu që ato janë të detyruara të shkojnë në një ishull apo qytet më të madh qoftë dhe për një ekzaminim të thjeshtë mjekësor gjatë shtatzënisë së tyre. Vogëlushja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull