Lajm i keq për Carlo Ancelotti dhe Real Madridin. Karim Benzema, i cili u kthye në Spanjë sot, pas pushimeve verore, doli pozitiv në testin e koronavirusit.
Fakti u bë i ditur nga vetë klubi madrilen me një njoftim të shkurtër për shtyp, që u shfaq në faqen zyrtare të internetit: “Real Madridi raporton se Karim Benzema ka dalë pozitiv për COVID-19”.
Sulmuesi francez, i freskët nga katër golat e shënuar në “Euro 2020”, do të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen me “Merengues” pas izolimit disaditor dhe, padyshim, vetëm në rastin kur tamponi t’i dalë negativ.
Fillimi i sezonit të ri nis me “malore” për Benzema, i cili po përgatitet ta veshë fanellën e Real Madridit për të 13-tin vit radhazi.