Kur ankohemi për pickimin e mushkonjave gjatë verës, dëgjojmë shpesh fjalinë: “të pickojnë se ke gjakun e ëmbël.” Po ç’do të thotë kjo? Së pari, duhet të dini se mushkonjat preferojnë për të pickuar disa njerëz në veçanti dhe kur ju thonë që mushkonjat shkojnë tek gjaku i ëmbël, kanë të drejtë!
Disa njerëz prodhojnë një tip të veçantë lënde kimike në lëkurën e tyre. Disa nga ato lëndë, si acidi laktik, tërheqin mushkonjat. Gjithashtu ka prova se njerëzit me tip gjaku 0 tërheqin më shumë mushkonja, se njerëzit me tip gjaku A ose B.
Janë gjenet ato që diktojnë tipin e gjakut dhe përbërjen kimike të lëkurës. Gjenetika vendos gjithashtu edhe për disa faktorë të tjerë që ju bëjnë ju “më të afërt” për mushkonjat. Ndoshta më i rëndësishmi faktor: metabolizmi juaj ose sasia e dioksidit të karbonit që trupi juaj çliron.
Gratë shtatzënëna dhe njerëzit mbipeshë tërheqin më shumë mushkonjat, pasi kanë nivele metabolizmi më të ngadalta. Gjithashtu pirja e alkoolit ju bën të preferuar nga insektet bezdisëse.
Në përzgjdhjen e mushkonjave ndokojnë edhe faktorë të tjerë të jashtëm, të cilët ju mund t’ i kontrolloni. Përshembull, veshjet e errëta janë më tërheqëse për mushkonjat. Pse? Mushkonjat nuk mund të fluturojnë edhe nëse fryn shumë pak erë, prandaj qëndrojnë shumë afër tokës. Aty poshtë ato ju krahasojnë me horizontin. Gjithashtu, nëse lëvizni shumë ato do tërhiqen edhe më tepër ndaj jush.
Prandaj, e mira është që gjatë verës vishni copa të lehta, të cilat janë të ngushta e ju mbrojnë nga pickimet.
Burimi: Bustle