Vetmia dhe izolimi social: Efektet shkatërruese që mund të ketë në organizëm

1 Minuta Lexim

Vetmia dhe izolimi social janë të lidhura me një rritje të konsiderueshme (30%) të rrezikut të goditjes në tru ose sëmundjes koronare të zemrës, dy shkaqet kryesore të vdekjes në vendet e zhvilluara, sipas një studimi të ri shkencor britanik.

Rreziku i rritur i vetmisë është proporcional me faktorët e tjerë të rrezikut tashmë të njohur, siç janë ankthi dhe stresi i punës. Studimet e mëparshme kanë lidhur vetminë me sistemin e dobët imunitar, hipertensionin dhe vdekjen e parakohshme.

Studiuesit vlerësuan 23 studime shkencore të botuara, që mbulojnë një total prej më shumë se 18,000 njerëz dhe kishin zgjatur nga 3 -21 vjet.

Analiza tregoi se vetmia dhe izolimi shoqëror shoqëroheshin me 29% rritje të rrezikut të anginës dhe sëmundjeve të zemrës, si dhe 32% rritje të rrezikut të goditjes në tru.

Shkencëtarët paralajmërojnë që nivelet e vetmisë dhe izolimit shoqëror janë në rritje me kalimin e kohës në Europë dhe SHBA, e cila paraqet një problem i shtuar në shëndetit publik në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull