“Nuk përgjigjeshin në telefon”, detaje nga vdekja e 64-vjeçarit nga zjarri

2 Minuta Lexim

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur dje në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër ku mbeti i vdekur si pasojë e zjarrit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj si dhe u plagos bashkëshortja e tij.

“Panorama” raporton se 64-vjeçari është asfiksuar nga tymi duke mbetur i bllokuar mes flakëve. Sipas dëshmisë së gruas së plagosur çifti kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, dhe një tjetër që jeton në fshat, shkruan Panorama.al.

Ky i fundit u përpoq të lidhej me prindërit në telefon, por këta të fundit nuk përgjigjeshin. I shqetësuar ai komunikoi me të afërmit duke dhënë alarmin. Ndërkaq mësohet se çifti Haxhiaj banonte në një shtëpi dykatëshe.

Fatkeqësisht kryefamiljari është asfiksuar nga tymi, duke mbetur mes flakëve, çka vështirësoi identifikimin e tij. Bashkëshortja mori gjithashtu djegie të shumta në trup dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Tiranës.

Në tre fshatra të Gjirokastrës janë bërë thirrje për evakuim, por jo të gjithë banorët u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve. Banorët janë përpjekur ta shuajnë vetë zjarrin, duke luftuar me mjete rrethanore me flakët. Fillimisht ata kanë dalë në oborret e banesave dhe më pas një rrugën kryesore të fshatit.

Ndërkaq sot situata në Gjirokastër paraqitet e normalizuar dhe nuk janë evidentuar më vatra zjarri aktive.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull