Ekipi i ëndrrave të Nasser Al-Khelaifi për PSG nuk ka kufij. Pas disa nënshkrimeve të klasit botëror gjatë verës, PSG siguroi Lionel Messi-n kur të gjithë menduan se ai tashmë kishte rinovuar me Barcelonën. Tani rezulton se shefi i PSG jo vetëm që ka vendosur të mos shesë Kylian Mbapé në Madrid këtë verë, por ai tashmë ka përgatitur zëvendësuesin e tij për sezonin e ardhshëm.
Lojtari francez do të përfundojë kontratën e tij në kryeqytetin francez dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë përfundimisht për Real Madridin, duke qenë se ai ende nuk e ka rinovuar marrëveshjen e tij aktuale me PSG.
Por në këmbim PSG do të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu do të jetë i lirë të largohet nga Juventusi më 30 qershor 2022. PSG do të shkëmbejë një lojtar me një tjetër dhe me kosto zero përsa i përket tarifave të transferimit.
Bashkimi i Messit, Neymar dhe Cristiano, podiumi i Topit të Artë 2015, do të ishte një arritje mbresëlënëse.