Romelu Lukaku nuk mund të ndihet veçse i kënaqur për transferimin e tij te Chelsea, pasi ai është kthyer në futbollistin më të paguar të klubit.
Sulmuesi belg duke përfshirë edhe bonuset dhe të drejtat e imazhit, do të përfitojë rreth 450 mijë Paund në javë.
Por mediat angleze raportojnë se një pagesë e tillë pritet që të sjellë mëri brenda ekipit. Një ndër lojtarët që ka luajtur një rol të madh të “blutë” e Londrës në sukseset e arritura në muajt e fundit është N’Golo Kante.
Ky i fundit paguhet vetëm 290 mijë Paund në javë, e sigurisht që një diferencë e tillë prej 160 mijë Paundësh, atë sipas mediave angleze e ka mërzitur.
Chelsea pagoi 98 milionë Paund tek Interi për kartonin e sulmuesit 28-vjeçar. Kampionet e Evropës kishin nevojë për një sulmues elitar, dhe më në fund trajneri Tomas Tuhel e mori dhuratën e tij.
Lukaku ribashkohet me “blutë” e Londrës pasi u largua në vitin 2013 për tek Evertoni për shumën e 28 milionë Paundëve.
Por këtë herë ai nuk është më talenti që dështoi të linte shenjë në “Stamford Bridxh”, por një bomber i vërtetë.
Lukaku është gjithashtu edhe futbollisti më i paguar i Premier Ligës. Në vend të dytë për pagën më të madhe është Kevin de Bryjne që merr 385 mijë Paund në javë, e pas tij shoku i ri i ekipit te Mançester Siti, Xhek Grilish, me 380 mijë Paund në javë.