Talebanët ‘pushtojnë’ Afganistanin, Joe Biden në konferencë për shtyp, ja çfarë thotë për Donald Trump

1 Minuta Lexim

Presidenti amerikan Joe Biden, në një konferencë për mediat live foli për situatën në Afganistanin, ku theksoi se ka respektuar marrëveshjen e ish-presidentit Donald Trump.

Kreu i shtetit amerikan vlerësoi se SHBA ka dhënë para shumë në Afganistan dhe qeveritarët afganë nuk qëndruan, por ata ikën.

“Nuk kishte marrëveshje për të mbrojtur forcat tona pas 1 majit. Do luftojmë terrorizmin në Afganistan. Trump hyri në negociata me talibanët. Unë respektova marrëveshjen e Trump. Ne nuk tërhoqëm trupat më shpejt sa duhet. Por ndodhi që politikanët afganë ikën, edhe ushtria afgane nuk rezistoi.

Ne shpenzuam 1 trilionë dollarë, ne krijuam forcë të madhe sesa shumë aleate të NATO-s, i ndihmuam në forcat e tyre, u dhamë çdo mundësi që të krijonin të ardhmen e tyre, ne nuk mund t’i ndihmonim më që të luftojnë”, tha Biden.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull