Një 20-vjeçare me origjinë nga Tropoja, por me banim në Gjakovë, ka humbur jetën si pasojë e Covid.
Sipas mediave kosovare, viktima është identifikuar si Suela Gusterani Pepa. E ndjera po trajtohej në Spitalin e Gjakovës, por nuk e ka fituar dot betejën me virusin.
“Covidi i merr jeten vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë. Ngushllime familjes dhe të gjithë farefisit. U prehsh në paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi bëhet nesër në ora 16:00 në fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e bërë publik.
11 persona ndërruan jetë dje nga covid19 në Kosovë, ndërsa varianti ‘Delta’ ka rritur frikshëm rastet.