Asamblenë Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Pritet që kryeministri Edi Rama të prezantojë emrat e ministrave për qeverinë e re, ku deri më tani të sigurt e ka vendin vetëm Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në mbledhjen e fundit ku Rama mbajti fjalimin përmbyllës për mandatin e dytë, vlerësoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë, gjithashtu vlerësoi edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.
Me shumë gjasa pritet që Manastirliu dhe Balluku të rikonfirmohen në detyrë, por deri në orën 10:00 na duhet të presim për konfirmimin zyrtar nga vetë kryeministri.
Rendi i ditës në Asamblenë e PS:
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.