Ka nisur pak çaste më parë Asambleja Kombëtare e PS-së. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot po ndezin motorët e mandatit të tretë me Kresinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re.
“#GatiPërShqipërinë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste – Ndezim sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm; secili e secila dhe të gjithë së bashku, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhmes”, shkruan Rama.