Ndryshon përsëri mosha e daljes në pension në Shqipëri, rritet edhe periudha për sigurimet

1 Minuta Lexim

Eshtë viti i tetë që ndryshon përsëri mosha e nevojshme për të fituar pensionin e pleqërisë. Kjo ndodh që prej reformimit të skemës në 2015-n. Në vitin 2023, sipas ligjit respektiv për sigurimet shoqërore, mosha e daljes në pension për gratë është rritur me 4 muaj të tjerë, ndërsa portofolit të sigurimeve i shtohen edhe 4 muaj të tjerë.

Kështu, prej fillimit të muajit janar 2023 të gjithë ata që mbushin moshën e daljes në pension këtë vit e që duan të përfitojnë pension të plotë pleqërie, do të duhet të kenë 38 vite periudhë kontributive nga 37 vite e 8 muaj që ishte një vit më parë.

Ndërsa për gratë, mosha e daljes në pension është 61 vjeç e 8 muaj. Rritja do të vijojë deri në vitin 2052, ku si për gratë edhe për burrat mosha e daljes në pension do të jetë 67 vjeç.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull