Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lajm i hidhur ikja e parakohëshme e Petrit Rukës!

petrit-ruka
Nga Gëzim BASHA –
E padrejtë!
Lirika e tij metafizike e ka aq të pranishme idenë e vdekjes, e prapë kjo ikje trondit. Vargjet e tij, tonuar me vajin prekës për humbjet, mbeten balsami i vetëm teksa Petriti vetë fluturoi për andej, aty ku e presin nëna dhe ati, motrat dhe miqtë e tij: Kadri Roshi, Aleksandër Lalo, Qazim Shemaj….
Kjo ikje e Petrit Rukës më solli ndërmend ekzaltimin e tij elegjiak për Lazgush Poradecin, shkruar 34 vjet më parë,
Zu liqer’ i tij prej kënge,
Mall të ri, mall kaltërosh,
U këput si yll prej zemre
Ky poeti ynë finosh!
Penë e tij—rreze dielli,
Ra prej dorës mjeshtërore,
Ngriu fluturim mes qiellit
Mjelmë e fjalës Arbërore….
I shkojnë këto vargje edhe ikjes së sotme të Petrit Rukës, këtij shpirti arbër, zemra e të cilit digjej mbi kartë “si qiriri i Pashkës së Madhe” për të na dhuruar magji eksperiencash emocionale në shqipe të përkorë.
Do të vazhdojë të digjet si flakë eterne!
U prehsh në paqe mik i dashur!

Leave a comment