Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadorja Kim nga Qafë – Thana: SHBA mbështet integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!

kim-770x435-1-770x405

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ishte mesditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë – Thanës, e pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore.

Ndër të tjera në fjalën e saj, ambasadorja Kim u shpreh se SHBA do te mbështesë integrimin në BE të të dy vendeve. Sipas Kim një ndihmë e veçantë do të jepet përsa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, ndërsa vijoi më tej se, Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë gati për punët e vështira dhe se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin më të sigurt.

Pjesë nga fjala e ambasadores Yuri Kim:

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë. Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim. Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.”- u shpreh ndër të tjera ambasadorja Kim.

 

Leave a comment