Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush është porti më i madh i kokainës në Europë? Artan Hoxha tregon prapaskenat

HOXHA

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” u shpreh se porti më i madh i drogës sot në Europë është Roterdami në Holandë.

Në vendin e dytë sipas tij renditet Belgjika dhe në të tretin Anglia. Hoxha tha se krimi i organizuar zgjedh portet e mëdha dhe me fluks pune për ngarkesat pasi është më e vështirë për ti kontrolluar.

“Porti më i madh i drogës është Roterdami. Dy portat hyrëse të drogës sot në botë janë në Belgjikë dhe Roterdam dhe i treti është në Angli. Krimi i organizuar zgjedh portet shumë të mëdha sepse është e pamundur që të kontrollohen të gjitha”, tregoi gazetari.

Së fundi edhe në portin e Durrësit janë zbuluar sasi të konsiderueshme kokaine, të cilat kanë qenë të fshehura kryesisht në kamionët apo kontenierët me banane, që kanë pikënisjen në vendet e Amerikës Latine.

Leave a comment