Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Financimi i partive politike të 25 prillit nga buxheti i shtetit, Partia Socialiste merr ‘pjesën e luanit’, më shumë se PD dhe LSI bashkë

1556993487_PartiaSocialistecompressor-780x405

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme listën e partive politike që përfitojnë kompensim financiar nga buxheti i shtetit në raport me votat e marra në zgjedhjet e 25 Prillit. Listën e kryeson Partia Socialiste, e cila ishte dhe fituesja e zgjedhjeve, me rreth 560 milionë lekë të vjetra të përfituar. Në vend të dytë dhe të tretë renditen Partia Demokratike dhe LSI me respektivisht 330 milionë lekë dhe 190 milionë lekë të kompensuara nga buxheti i shtetit.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore që kanë përfituar fonde paradhënie të akorduara nga Buxheti i Shtetit në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, janë si më poshtë:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë – 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë
  2. Partia Demokratike – 33.318.149 (tridhjetë e tre milion e treqind e tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e nëntë) lekë
  3. Lëvizja Socialiste për Integrim – 18.975.182 (tetëmbëdhjetë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë Data: Korrik 2021 Nr: Për kompensimin financiar paszgjedhor që do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021. 2 Data: Korrik 2021 Nr.
  4. Bindja Demokratike – 1.485.550 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë
  5. Partia Social Demokrate – 1.629.360 (një milion e gjashtëqind e njëzet e nënntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë
  6. Partia Republikane – 3.926.232 ( tre milion e nëntëqind e njëzet e gjashtë mijë e dyqind e tridhjet e dy) lekë
  7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 1.434.012 (një milion e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dymbëdhjetë) lekë
  8. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 5.552.885 ( pesë milion e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë
  9. Partia Fryma e Re Demokratike – 2.188.832 ( dy milion e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë
  10. Partia Demokristiane e Shqipërisë – 1.479.742 (një milion e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e dy) lekë

Leave a comment