Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

La me gisht në gojë forcat Speciale, kapet pas disa minutash drejtuesi i ‘Benzit’

640-0-60fff95c3d93d

Drejtuesi i Benz-it, që i iku policisë gjatë operacionit antidrogë, është kapur disa më pas nga policia.

Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Mësohet se tre persona janë ndaluar nga ana e policisë, ndërkohë që një tjetër ka mundur që të arratiset.

Makina me ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranon që të kontrollohet, dhe më pas shkel gazin duke u larguar prej aty.

Teksa dështuan që të ndalonin objektivin, punonjësit e policisë kanë nxituar që t´´iu merrnin gazetarëve që u gjendën rastësisht aty telefonat.

Efektivët, disa prej të cilëve civilë kanë shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj dhe e kanë mbajtur për disa minuta të ndaluar, duke i marrë edhe telefonin.

Leave a comment