Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aktorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri që i ka vendosur vogëlushit

-800-0-61122f9ed21c9

Pritjes i ka ardhur fundi dhe aktorja Eliza Dushku tashmë ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja shqiptare me anë të një postimi në Instagram, duke publikuar edhe disa foto.

Në fillim, artistja shihet me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.

Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.

Leave a comment