Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Legalizuan objekte inoformale, KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të ish-ZVRPP dhe 1 ish-drejtor të ALUIZNI-t në Korçë

klsh-685x405

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit të bërë në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë, ka kallëzuar në prokurori 3 ish-drejtorë të ish-ZVRPP dhe 1 ish-drejtor të ALUIZNI-t. Të katërt këta ish-drejtues akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë legalizuar objekte informale.

Njoftimi i plotë i KLSH-së:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cenuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtorë të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Leave a comment