Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama pohoi se Haradinaj ofendoi Merkel dhe Macron në Berlin, ish-ministri zbulon të vërtetën

rama-haradinaj-780x405

Ish-ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në facebook ditën e sotme, iu rikthye debatit në Bruksel mes Haradinaj, Merkel dhe Macron, ç’ka solli sipas tij dhe humbjen e mundësisë për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Rama ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, por iu referua si ‘lider kosovar’, tha se ai në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Ish-ministri i Drejtësisë, prezent në takim sqaron versionin e tij të historisë ku me togfjalëshin ‘as lu*i sme han për ty’, Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Rama dhe jo liderve evropianë Merkel dhe Macron.

Postimi i plotë:

Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.

Leave a comment