Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

92 vite histori dhe pjesëmarrje në Europë, falimenton klubi i Serie A

verona-696x356 (1)

Verona do mbetet vetëm me dy skuadra, Hellas dhe Virtus, pasi Chievo ka falimentuar zyrtarisht dhe është zhdukur nga harta e futbollit. Klubi i themeluar në 1929 prej problemeve financiare zbriti në Serie D, ndërsa dje ishte afati i fundit për blerjen e aksioneve.

Asnjë biznesmen nuk u interesua për aksionet, duke bërë që kreu i Komunës, Federico Sboarina të shpallë falimentin duke mos e regjistruar dot klubin pas 92 vitesh histori.

Përpjekjet dëshpëruese të orëve të fundit mund të bëjnë që klubi të regjistrohet te amatorët, duke humbur gjithë historinë. Nëse dikush jep garanci financiare, skuadra do regjistrohej në Serinë D, deri të hënë në mesnatë.

Shpresat duken të shuara, me ish-kapitenin Pellisier që ka mbetur i tronditur. Veç pjesëmarrjeve në Serie A dhe Kupat e Europës, disa sezone Chievo ka qenë “koçkë e fortë” në elitën italiane. Në këtë ekip kanë luajtur edhe ish-sulmuesit kuqezinj, Erjon Bogdani dhe Armando Vajushi.

Related Posts

Leave a comment