Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U ble nga Torino, klubi i Serie A huazon mbrojtësin e Kombëtares

-640-0-050737062578b7992effb673d839e29e

Mbrojtësi i Kombëtares, Kevin Haveri është futbollisti më i ri i Ascolit në Serie B. 21-vjeçari pak javë më parë u ble me marrëveshje përfundimtare nga Torino, me klubin e Serie A që e ka huazuar djaloshin për një sezon te bardhezinjtë, kjo për t’i dhënë sa më shumë minuta.

Me kontratë deri në 2026 te Torino, mbrojtësi i majtë shpreson të bëjë mirë te Ascoli për të fituar një fanellë titullari te ekipi i Serie A. I dalë nga moshat e Mantovës, Haveri ka qenë pjesë edhe e Riminit, ekip me të cilin u ngjit në Serie C duke bërë paraqitje fantastike, që ranë në sytë e vëzhguesve të Torinos.

Haveri ka luajtur tre ndeshje me moshat e Shqipërisë, teksa në një rast u grumbullua edhe nga Kombëtarja A, por pa mundur të debutojë.

“Ascoli njofton se ka blerë në huazim shërbimet e Kevin Haverit nga Torino FC në mënyrë të përkohshme. Shqiptari nga Shkodra, Haveri ka lindur më 18 shtator 2001. Ai është një mbrojtës i majtë 191 cm, i fortë dhe me eksperiencë në radhët e Riminit, skuadër për të cilën luajti për dy vite. Më parë ka veshur fanellat e Mantovës, me të cilën ka fituar ngjitjen në Serie C dhe Campodarsego”, njofton Ascoli.

Related Posts

Leave a comment