Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti Ilir Meta kujton viktimat e regjimeve totalitare dhe ka një mesazh

kkkkk

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Meta thekson se nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.

Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë. Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride.”- shkruan Meta.

Related Posts

Leave a comment