Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po tani çfarë ndodhi? Mbretëresha Elizabeth ndërmerr masa ligjore ndaj Meghan dhe Harry-t

-640-0-61239f41aa875

Deklaratat e Meghan Markle kundër familjes mbretërore marrin menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe komentohen gjatë në media. E për të shmangur zhurmat e mëdha që bëhen në të tilla raste, Mbretëresha Elizabeth ka marrë një vendim të papitur.

Mediat e huaja shkruajnë se Mbretëresha është në diskutime me avokatët dhe ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i bashkëshortes së Princit Harry ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.
Dyshohet se një paralajmërim ligjor do t’i shkojë edhe gjithashtu shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Dukës së Sussex vitin që vjen. Duket se tani çifti duhet të mendohet mirë përpara se të flasë sërish për mbretëreshën dhe pallatin mbretëror.

Kujtojmë se Markle dhe Princ Harry u larguan me vullnet të plotë nga pallati dhe hoqën dorë nga titujt. Që pas ikjes nga Mbretëria e Bashkuar, Meghan dhe pallati mbretëror patën probleme të ndryshme.
Ajo që bëri më shumë bujë ishte intervista për Oprah. Aty Meghan vendosi që të zbulonte disa sekrete të errëta që trazuan mbretëreshën dhe pallatin, ndërsa raportet mes tyre s’duken aspak të mira.
Nga ana tjetër thuhet se dy vëllezërit, Harry dhe William, vazhdojnë të mos kenë komunikim si dikur. Ka ekspertë që mendojnë se marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk do jetë më kurrë si më parë.

Related Posts

Leave a comment