Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mihal Kokëdhima nuk ndalet, del sërish në skenë, debaton me pushuesin

Mihal-Kokdhima-1068x808

Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa turistë, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos.

SARANDË- Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa pushues, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos. Kokëdhima ka debatuar pasi sipas tij shazlonget i kanë marrë turistët pa e pyetur. Ndonëse ato i ofrohen që t’i japin lekët pasi shprehen se nuk e dinin, ai nuk ka pranuar nga “frika” se do e çonin në polici.

Një pjesë e debatit

Kokëdhima: Ke bërë shumë faj o shpirt

Turisti: Do të të japim lekët

Kokëdhima: Po s’dua mo të më japësh lekë, vërë një derë aty pronë private s’lejohet hyrja. Është publik, nuk dua të më japësh lekët, se po të japësh lekët do shkosh në polici dhe do thuash Mihali më mori lekët

Turisti:  Ne erdhëm si njerëzit, ju silleni në mënyrë harbute

Kokëdhima: Ju keni marrë mallin tim pa pyetur

Turisti: Dy shazllone kemi marr, vër letër është plazh privat

Kokëdhima: Është publik more, po ky shezlong është i imi

https://www.facebook.com/290723563370/videos/313279917217910

 

Leave a comment