Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje, këto janë dy pistat kryesore të hetimit

6A281680-96A6-49CE-AD80-BDFEA8C8D9E7

Dy janë pistat ku po hetojnë policia dhe prokuroria lidhur me vrasjen e biznesmenit  Bledar Muça në Lushnje, një ditë më parë.

Sipas raportimeve, pista e parë është ajo e prishjes së mundshme të pazareve të drogës, ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e lidhjeve familjare të viktimës me Roland Shytin, anëtarin e grupit të “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Muça ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Si ndodhi atentati?

Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar 21 herë me breshëri kallashnikovi.  Autorët e krimit, të cilët nuk janë identifikuar akoma, kanë qëlluar në lëvizje nga makina e tyre tip “Golf”, pasi kanë hapur xhamin.

Plumbat kanë kapur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre 3 gra. Momentin e atentati, viktima po pinte kafe me kunatin e tij, Judin Veloi cili është në gjendje të rëndë për jetën.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Brenda automjetit u gjet edhe një armë tip kallashnikov.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça nuk njihej si person problematik në Lushnje. Lindur dhe rritur në fshatin Dushk të Lushnjes, ai vitet e fundit ka administruar disa biznese, si pika llotosh dhe lokale, por ka qenë edhe administrator i tregut të Lushnjes. Muça ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Related Posts

Leave a comment