Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mjekja Najado Çomo heq dorë nga mandati i deputetes, ja arsyeja

rama-como-752x440

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me kabinetin qeverisë, ku po mban fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se mjekja Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes, sipas tij për të vijuar të jetë në krye të betejës kundër Civod-19.

Rama tha se vendimi i mjekes është marrë pas rritjes së rasteve të prekur nga varianti Delta.

Jam i prekur nga komunikimi me doktoreshën Najda Çomo, më kërkoi të pranoja tërheqjen e saj nga roli i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik, kur Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. Një shembull kuptimplotë i përgjegjësisë së lartë për detyrën. Lufta nuk ka mbaruar vjeshta  e dimri mund të jenë të vështirë, por falë mjekëve janë shpëtuar me mijëra jetë dhe Shqipëria po mbyll një sezon turistik të hapur për të gjithë.”- tha Rama.

Related Posts

Leave a comment